Automjete të ushtrisë izraelite hyjnë në një fshat të Quneitrës në jug të Sirisë

Automjete të ushtrisë izraelite kanë hyrë në një fshat në zonën rurale të Quneitrës, në jug të Sirisë, sipas raportimeve lokale.

Burimet bëjnë të ditur se forcat izraelite u panë duke lëvizur brenda zonës, pa dhënë detaje të menjëhershme për përplasje apo arrestime. Autoritetet siriane nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për incidentin.

Që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit, Izraeli ka zgjeruar kontrollin mbi territore siriane dhe ka kryer një sërë bastisjesh dhe bombardimesh në zona të ndryshme të vendit.

Zhvillimet e fundit shtojnë tensionet në jug të Sirisë, në një periudhë paqartësie politike dhe sigurie në rajon. /mesazhi