Autoritetet Amerikane godasin një prej ransomware më të rrezikshëm

Zhvilluesit e Blackcat krijojnë dhe përditësojnë ransomware në mënyrë të vazhdueshme duke vënë në shënjestra objektiva të profilit të lartë. Fitimet më pas ndahen mes zhvilluesve dhe orkestruesve të sulmeve.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se ka “trazuar” grupin e ransomware Blackcat. I njohur ndryshe edhe si ALPHV ose Noberus, hakerët kanë goditur më shumë se 1 mijë rrjete kompjuterike dhe ka zhvatur miliona dollarë nga viktimat.

Bloomberg raportonte se anëtarët e grupit flasin Rusisht. “Duke goditur grupin Blackcat të ransomware, Departamenti i Drejtësisë edhe njëherë tjetër ka hakuar hakerët,” thuhet në njoftimin për shtyp.

FBI thotë se ka krijuar një mjet dekriptimi që mund të ndihmojë mëse 500 viktima të Blackcat të rikuperojnë të dhënat e tyre duke shpëtuar 68 milionë dollarë pagesa në drejtim të hakerëve.

Agjencia shtoi se ka pasur akses në rrjetin kompjuterik të Blackcat e madje konfiskuar disa prej uebsajteve të tyre.

Zhvilluesit e Blackcat krijojnë dhe përditësojnë ransomware në mënyrë të vazhdueshme duke vënë në shënjestra objektiva të profilit të lartë. Fitimet më pas ndahen mes zhvilluesve dhe orkestruesve të sulmeve.

Në momentin që penetrojnë në një rrjet kompanie, fillimisht vjedhin të dhënat dhe më pas enkriptojnë çdo gjë. Më pas kërkojnë një pagesë për dekriptimin e tyre. Nëse nuk paguhen ato kërcënojnë me publikimin e të dhënave të tyre në rrjetin e zi përveç enkriptimit të të dhënave për herë.

Blackcat mori përgjegjësinë për sulmet ndaj MGM Resorts, Caesars Entertainment, Reddit, infrastrukturave kritike të Shteteve të Bashkuara, rrjeteve spitalore në Britani dhe sulme të ndryshme në sektorë energjie në mbarë botën.