Avionët F-4 Phantoms të Turqisë marrin pjesë në një stërvitje të madhe të NATO-s në Itali

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ndau një postim në lidhje me personelin e Komandës së Forcave Ajrore që mori pjesë në Stërvitjen Poggio Dart-2025 të mbajtur në Itali, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e ministrisë në NSosyal, platformën turke të mediave sociale thuhet se “U përfundua me sukses Stërvitja Poggio Dart-2025, në të cilën morëm pjesë me tre avionë F-4E/2020 dhe 51 personel nga Komanda e Parë e Bazës Kryesore të Avionëve Reaktivë për të demonstruar aftësitë, kapacitetet dhe nivelet e trajnimit të Forcave Ajrore Turke në një mjedis ndërkombëtar shumëplatformësh”.

Gjithashtu në postim u paraqitën edhe imazhe nga stërvitja.