Avionët izraelitë kryejnë sulme ndaj qytetit Khan Yunus të Rripit të Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kanë filluar sulme ajrore në dy pozicione që u përkasin grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Forcat ajrore izrelite shënjestruan një pozicion të forcave të rezistencës palestineze me raketa në zonën Muin, në lindje të qytetit jugor Khan Yunus të Rripit të Gazës.

Avionët bombarduan gjithashtu një pozicion të forcave të rezistencës palestineze në lagjen Zeytun në Gazën jugore.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë nuk dha informacione mbi viktimat e mundshme të këtij sulmi.

Ndërkaq ushtria izraelite tha se sulmi ajror ishte si përgjigje e balonave me lëndë djegëse të lëshuara nga Gaza në anën Izraelite.

Kjo është hera e parë që ushtria izraelite sulmon Gazën që nga vendosja e armëpushimit më 21 maj.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar përfunduan në 21 maj në përputhje me një armëpushim të arritur me Hamasin. Në këto sulme në Gaza u vranë 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra. /trt