Një avion që transportonte presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, ka zbarkuar në Nju Jork, mes pretendimeve se ai ishte “rrëmbyer”. Pamjet e publikuara tregojnë Maduron dhe bashkëshorten e tij duke mbërritur nën masa të rrepta sigurie.
Rrethanat e udhëtimit dhe pretendimet për rrëmbim mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende sqarime zyrtare mbi ngjarjen. Zhvillimet kanë tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, duke nxitur spekulime për situatën politike dhe të sigurisë rreth presidentit venezuelas. /mesazhi








