Azerbajxhani prodhoi gjeneratën e re të avionëve pa pilot

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidenti Ilham Aliyev mori pjesë në prezantimin e avionit të ri pa pilot i prodhuar nga Ministria e Industrisë së Mbrojtjes.

Presidenti Aliyev i cili vizitoi fabrikën ku u prodhua avioni u informua nga ministri për Industrinë e Mbrojtjes, Yaver Camaloc dhe nga autoritetet tjera.

Kreu i shtetit u njoftua se avioni i ri me emrin “Zerbe” posedon edhe aftësi zbulimi dhe sistem për sulme taktike.