Afrim Zeka, babai i Aulon Zekës, ka paralajmëruar drejtësinë kosovare në rast se gjykata nuk e jep denimin maksimal për vrasësit e djalit të tij Aulonit.
Zeka, ka shkruar përmes një postimi në Facebook, se nëse nuk do të ketë denim maksimal për vrasësit e Aulonit, ai nuk do ta pranoj atë vendim.
Ja postimi i tij:
“Neser me 12.04.2018 nga ora 9.00 mbahet seanca ku është fjala e fundit kunder të akuzuarve për vrasjen e Aulonit tonë,
shpresoj që gjykata ta shqiptoj denimin maksimal sic e meritojnë përndryshe me cdo denim tjetër jasht maksimalit është i papranueshëm për mua.”
Dy persona, një vajzë dhe një mashkull të mitur janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në rastin në fjalë








