Baerbock: Rusia po përdor urinë si armë lufte

Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë duke thënë se bllokimi i eksporteve të grurit të Ukrainës po përdoret si një armë lufte.

“Rusia po e zhvillon këtë luftë me një armë tjetër të tmerrshme dhe të fuqishme, urinë dhe privimin. Duke bllokuar portet e Ukrainës, duke shkatërruar kapanone, rrugë dhe hekurudha, Rusia ka nisur një luftë drithi, duke nxitur një krizë globale ushqimore”, shtoi ajo.

”Po e bën këtë në një kohë kur miliona njerëz tashmë janë të kërcënuar nga uria, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë për shkak të efekteve shkatërruese të krizës klimatike dhe pandemisë Covid-19”, tha ministrja.

Sipas qeverisë gjermane, Rusia po bllokon eksportin e 20 milionë tonëve grurë nga Ukraina, kryesisht në Afrikën Veriore dhe Azi.

Pjesa më e madhe e saj është e bllokuar në portin e Odesës.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi rëndësinë e dërgimit të grurit, ushqimit dhe plehrave ukrainase të prodhuara nga Rusia dhe Bjellorusia në tregjet botërore. /atsh