Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Ballkani do të ballafaqohet me FK Zalgiris Vilnius

Kampioni i ri i Superligës së Kosovës është shortuar që në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve të luajë kundër skuadrës nga Lituania.

Fituesit e raundit të parë kualifikues kalojnë në raundin e dytë kualifikues. Skuadrat e mposhtura transferohen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.