Ballkani mposhtet nga Slavia Praga

Ballkani ka pësuar disfatë në ndeshjen e dytë në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës, ndaj Slavia Praga.

3:2 përfundoi ndeshja në favor të ekipit çek, përcjell lajmi.net.

Më mirë e nisën takimin ekipi kosovar, pasi shënuan me anë të Ermal Krasniqit në minutën e 23`.

Por, festa e Ballkanit nuk zgjati, pasi vendasit barazuan menjëherë me anë të Stivi Frashërit i cili shënoi autogol.

Në minutën e 29` Meriton Korenica sërish i dha epërsinë suharekasve, pasi shënoi për 2:1.

Olaynka, ishte ai që barazoi përsëri gjithçka, në minutën e 34`.

Slavia Praga nuk u ndalë, dhe tundi rrjetën e Frashërit edhe një herë tjetër, këtë herë ishte Masopust.

Kështu 45 minutat e parë u mbyllën 3:2 në favor të ekipit çek.

Në 45 minutat e dytë ishin vendasit që dominuan, porn ë vend ishte Stivi Frashëri dhe nuk lejoi të tundin më rrjetën e tij.

Nga minuta e 84` suharekasit mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Thaqit.

Kështu Ballkani regjistron humbjen e parë ne garat evropiane, pas barazimit në ndeshjen e parë (1:1) ndaj Cluj.