Ballkani prezanton Bledi Shkëmbin

Skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka prezantuar trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi.

Ballkani ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës, Bledi Shkëmbi, dhe stafin e tij teknik përmes një postimi në rrjetin e tyre social, Facebook. Shkëmbi pasoi trajnerin e shkarkuar, Ismet Munishi, transmeton lajmi.net.

Francesco Vitobello do të jetë ndihmës-trajner, ndërsa Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.Siç bën të ditur klubi, stafi teknik dhe fubollistët tashmë janë njoftuar dhe së shpejti do fillojë faza përgatitore.