Bangladeshi ka njoftuar se i ka shprehur Shteteve të Bashkuara interesin për t’u bërë pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit që pritet të dislokohet në Rripin e Gazës.
Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë bangladeze, këshilltari për sigurinë kombëtare, Khalilur Rahman, u takua në Uashington me diplomatë amerikanë, përfshirë Allison Hooker dhe Paul Kapur.
Gjatë takimit, Rahman “shprehu në parim interesin e Bangladeshit për të qenë pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit që do të dislokohet në Gaza”, thuhet në deklaratë. Autoritetet nuk dhanë detaje mbi natyrën apo përmasat e kontributit të mundshëm të Bangladeshit në këtë forcë. /mesazhi






