Banka Botërore paralajmëron çmime “në qiell” deri ne fund të 2024-s

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar goditje të madhe në tregjet e mallrave dhe do të bëjë që çmimet në nivel global të mbesin të larta deri në fund të vitit 2024, ka njoftuar të enjten Banka Botërore, raportoi CNN-i.

Sipas Bankës Botërore, rritja e çmimeve të energjisë brenda dy vjetëve të fundit është më e madhja që nga kriza e vitit 1973, ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve është më e madhja që nga viti 2008.

“Në përgjithësi, kjo përbën goditjen më të madhe të mallrave që kemi përjetuar që nga vitet 1970”, ka thënë Indermit Gill, zyrtar i lart në këtë bankë. /koha