Kërcënimi i Trump për të shkatërruar qytetërimin iranian në emër të Sionizmit, një Amerikë e kthyer në kohëra të errëta
Nga Harrison Berger, The American Convervative
Mëngjesin e së martës, presidenti Donald Trump shkroi në Truth Social se “një qytetërim do të vdesë sonte”. Ndërkohë, në orën tetë të mbrëmjes, SHBA-ja njoftoi një armëpushim dyjavor me Iranin.
Nëse ky armëpushim do të zbatohet mbetet në pikëpyetje. Sido që të shkojë, amerikanët duhet të përballen me shkatërrimin e kryer deri tani në emrin tonë, me kërcënimet skandaloze të Trump dhe barbarët që jemi bërë gjatë këtij procesi.
Siç theksoi gazetari Tucker Carlson në monologun e tij të bërë viral, në kërcënimin e Trump-it për të shkatërruar një qytetërim të tërë, kishte shumë pak gjëra amerikane apo perëndimore.
Kjo s’do të thotë që qeveria amerikane nuk ka kryer krime të rënda më parë. Një studim në revistën “The Lancet”, zbuloi se sanksionet amerikane dhe evropiane kanë vrarë 38 milionë njerëz që nga viti 1971.
Por të paktën ato veprime të turpshme u fshehën pas një preteksti. Duke braktisur aspiratën e ligjeve më të larta, ne kemi përqafuar “ligjin e xhunglës”, një ligj brutal që nuk do të ndalet në kufijtë e Iranit.
Kërcënimi i fundit i Trump nuk ishte shprehje e vlerave amerikane, por thelbi i një ideologjie me të cilën SHBA është lidhur si nën Joe Biden, ashtu edhe nën Donald Trump: Sionizmi dhe projekti i Izraelit të Madh.
Kjo u shfaq përmes mbështetjes për gjenocidin në Gaza, spastrimin etnik të Bregut Perëndimor dhe luftës së përbashkët kundër Iranit. Megjithëse taksapaguesve u thuhet se këto luftëra bëhen për të shpëtuar “qytetërimin”, projekti i Izraelit të Madh po dëshmohet si forca më shkatërruese në historinë e kohëve të fundit, duke zhvilluar një fushatë të stilit të ISIS-it kundër çdo artefakti dhe burimi bukurie në rajon.
Prova e këtij dëshirimi për shkatërrim shihet në Iran. Sipas ministrit të trashëgimisë kulturore, sulmet kanë dëmtuar mbi 131 vende historike, përfshirë monumente të UNESCO-s.
Ndër strukturat e shkatërruara janë Pallati Golestan, pavijoni Chehel Sotoun në Isfahan, Xhamia Sheikh Lotfollah dhe Kopshti Fin në Kashan. Gjithashtu, janë goditur universitete si ai i Shkencës dhe Teknologjisë, ai i Isfahanit dhe Universiteti Sharif, qendra e të cilit u shndërrua në rrënoja.
Madje gjatë Pashkës, në Teheran u godit edhe një sinagogë. Rënia jonë në barbarizëm ka gjurmë izraelite. Pentagoni i Pete Hegseth publikon tani pa pikë turpi pamje sulmesh si meme, një model ky i importuar nga Izraeli.
Mbështetës të zellshëm të luftës si Laura Loomer dhe Mark Levin e shtynë Trump-in drejt përshkallëzimit, duke kërkuar metoda shfarosëse dhe madje duke sugjeruar përdorimin e bombës bërthamore.
Pavarësisht armëpushimit, amerikanët duhet të përballen me faktin se janë ata që e nxitën këtë shkatërrim mbeten në pozicione me ndikim. Ata mbeten pranë veshit të presidentit, duke diktuar jo vetëm mandatin e tij, por edhe simbolin ndërkombëtar të barbarizmit që jemi duke u shndërruar. /tesheshi.com








