Barcelona bindëse ndaj Sociedadit

Barcelona ka marrë tri pikë të plota në udhëtim te Real Sociedadi.

Katalonasit kanë fituar me rezultat 1-4 në ndeshjen e javës së dytë të La Ligas.

Golat për Barcën i shënuan dy Lewandowski (1’ dhe 68’), Dembele (66’) dhe Fati (79’).

Të vetmin gol për Sociedadin e shënoi Isak në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca grumbullon 4 pikë dhe aktualisht është në vendin e pestë në tabelë