Barcelona e do Skriniarin si pasues të Piques

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, thuhet se është në shënjestër të Barcelonës si zëvendësim ideal për veteranin Gerard Pique.

Lautaro Martinez ka qenë pikë qendrore në një sagë transferimi mes Nerazzurrëve dhe kampionit spanjoll, por mbrojtësi tani ka dalë si një shënjestër tjetër për Blaugranët këtë verë.

Pique ka mbushur 33 vjet dhe drejtuesit e klubit po shikojnë për një pasues afatgjatë të tij, ndërsa tashmë thuhet se e kanë gjetur.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, gjigantët e La Ligës po e shikojnë Skriniarin si pasuesin ideal për të pasuar reprezentuesin e Spanjës në zemër të mbrojtjes të ekipit nga Camp Nou.

Sllovaku është vlerësuar rreth 50 milionë euro dhe Calciomercato.com pretendon se Interi mund të jetë i gatshëm të shesë 25-vjeçarin, por do të marrë në konsideratë vetëm nëse oferta është e lartë.

Ish-mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin duket i vendosur të largohet nga Giuseppe Meazza pas vetëm një sezoni me Nerazzurrët dhe Antonio Conte thuhet se do të preferonte të mbante Skriniarin në klub.