Barcelona interesohet për Gundogan, kërkon transferimin e tij falas në verë

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, 32 vjeçar, prej disa kohësh është lidhur me një kalim te Barcelona.

Gazeta angleze The Telegraph vjen me informacione të reja se Barcelona dëshiron të nënshkruajë falas mesfushorin gjerman verën e ardhshme, kur lojtarit i skadon kontrata me klubin e madh anglez.

Gundogan ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me Cityn, të cilit iu bashkua nga Borussia Dortmund në vitin 2016.Këtë sezon ai ka dy gola dhe dy asistime në 25 paraqitje.