Barcelona ka arritur marrëveshje me Sevillan

Barcelona sërish e ka lënë Chelsean të shokuar, sërish ia mori një lojtar nga dora.

Sipas asaj që raporton gazetari Gerard Romero, Jules Kounde është lojtar i katalunasëve.

Derisa edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëgjohet duke i thënë një tifozi se mbrojtësi francez po shkon te Chelsea, duke se marrëveshja ishte kryer.

Por, sipas gazetarit Romero – Barcelona ka punuar gjatë gjithë natës për të arritur marrëveshje me Sevillën që lojtari të transferohet në “Camp Nou”.

Balugranasit po ia marrin lojtarin e dytë nga dora Chelseat, pasi javë më parë e transferuan Raphinhan nga Leeds United.

Lojtari refuzoi të transferohej në “Stamford Bridge”, duke e pritur gjigantin e La Ligës derisa ta aktivizonte levën e parë financiare.

Barcelona e aktivizoi tani edhe levën e dytë financiare, duke arritur kështu të transferojë Kounden.