Ballina Sport Futboll Barcelona me një lojtar më pak mposht Benficën

Barcelona me një lojtar më pak mposht Benficën

Ndonëse prej minutës së 22-të luajti me një lojtar më pak në fushë, Barcelona ka fituar 1:0 ndaj Benficas në Lisbonë. Me fitoren e së mërkurës, Barça bëri hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pau Cubarsi i Barçës u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 22-të për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e 61-të Raphinha shënoi golin e fitores për Barcelonën.

Shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse skuadra portugeze e kishte iniciativën dhe krijoi më shumë raste shënimi.

Portieri Wojciech Szczesny ka shpëtuar skuadrën e Barcelonës në shumë momente. Ai kishte ndeshje të madhe dhe e afroi skuadrën katalunase me çerekfinalen.