Barcelona mposht Valencinë, Lewandowski heroi

Ka përfunduar sfida në mes Valencia – Barcelona.

Barcelona fitoi 1:0 në udhëtim te Valencia.

Pjesa e parë ishte e zbehtë nga të dy skuadrat, me Barçën që në disa raste kërkonte golin.

Atë e gjeti me Ansu Fati, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë në ‘Mestalla’ u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë vendasit morën epërsinë me Lino, por për shkak që lojtari e kishte prekur topin me dorë goli u anulua.

Barcelona në 45 minutat e dytë u mundua në gjitha mënyrat të gjejë golin e avantazhit, por tek në fund e arriti.

Robert Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha, Ferran Torres kishin disa mundësi të arta të realizojnë, por rrejta nuk po tundej.

Në minutat shtesë ishte Lewandowski që realizoi, duke i dhënë fitoren Barcelonës.

Pak minuta pa përfunduar ndeshja situata në mes lojtarëve u tensionua, por reagoi gjyqtari i ndeshjes.

Më këtë fitore Barça merr përkohësisht merr kreun me 31 pikë, kurse Valencia pozicionohet në vendin e 10 me 15 sosh./