Ballina Sport Futboll Barcelona mposhtet nga PSG

Barcelona mposhtet nga PSG

Pas një serie prej 11 fitoreve në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha garat, Barcelona ka pësuar humbjen e parë.

Ndeshjen e 12 sezonale, Barcelona e humbi në Ligën e Kampionë nga Paris Saint-Germaini.

Kampioni i Evropës, PSG triumfoi 4:2 në martën mbrëma në Paris, në ndeshjen që i takoi xhiros së tretë të fazës së ligës.

Pas shumë rasteve në të dy anët, Desire Doue shënoi për epërsinë 1:0 të PSG-së në minutën e 38-të. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 55-të, Barcelona barazoi në 1:1. Xavi Espart ishte realizator.

Në minutën e 72-të, Doue krosoi për Lucas Hernandez që shënoi për 2:1 në të mirë të skuadrës franceze.

Lamine Yamal shënoi gol të bukur për 2:2 në minutën e 79-të. Por nuk vonoi reagimi i PSG-së. Fillimisht Vitinha shënoi për 3:2 në minutën e 81-të, ndërsa Fabian Ruiz konfirmoi fitoren 4:2 me golin e minutës së 86-të.

Për Parisin është fitorja e tretë rresht në Champions. Parisi e mban vendin e parë me nëntë pikë, sa i ka edhe Liverpooli.

Barcelona bie në vendin e pestë, kurse mbetet me gjashtë pikë.