Kapiteni Granit Xhaka ka kërkuar përgjegjësi nga bashkëlojtarët e tij te Sunderlandi, pas humbjes 2:0 nga Bournemouthit në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Regis Le Bris pësoi humbjen e katërt rresht në kampionat, ndërsa Xhaka ka pranuar se paraqitjet e skuadrës nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar.
“Nuk ka kuptim të fshihemi nga e vërteta. Për momentin nuk jemi mjaftueshëm të mirë dhe duhet të marrim përgjegjësi”, ka shkruar kapiteni i Sunderlanit.
Deklarata e Xhakës ka ngjallur reagime të ndryshme te tifozët e skuadrës angleze.
Përkrah mesazheve mbështetëse, 34-vjeçari Xhaka është përballur edhe me kritika nga tifozët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi me deklaratat e përsëritura pas rezultateve zhgënjyese.
Aktualisht, Sunderlandi është poshtë në tabelë me 4 pikë të mbledhura pas shtatë xhirove në kampionatin anglez.








