Barcelona ka pësuar humbje nga Real Sociedad.
‘Blaugrana’ u mposhtën 2:1 nga Sociedad.
Kjo humbje nuk vlen asgjë për Barçën pasi tashmë janë shpallur kampion në La Liga.
Kurse, për Sociedad është një fitore e rëndësishme për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Golat për mysafirët i shënuan Merino në minutën e 5’ dhe Sorloth në të 71-tën.
Në anën tjetër për Barcelonën shënoi ylli i tyre, Robert Lewandowski.
Me këto tri pikë të reja, Sociedad numërojnë 65 gjithsej në vendin e katërt.
Barcelona grumbullon gjithsej 85 pikë në vendin e parë







