Barcelona nuk arrin ta shfrytëzojë rastin e “artë”, barazon pa gola me Atl. Madridin në “Camp Nou”

Barcelona dhe Atletico Madrid janë përballur në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.

Në pjesën e parë, skuadrat patën kujdes nga njëra tjetra megjithatë rastet nuk munguan, shkruan lajmi.net.

Messi pati një rast të mirë në min 42’, pas një depërtimi të shkëlqyer, por që topi shkoi jashtë kuadratit të portës.

Edhe Suarez pati një rast të mirë në anën tjetër, por nuk arriti në kohë që të plasojë goditje.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, Messi vazhdoi të kërkonte golin, në fakt Barcelona arriti të shënojë gol në pjesën e dytë, por që u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Carrasco pati një rast të mirë, por që nuk gjuajti me kohë dhe u mbyll nga mbrojtja e Barcelonës.

Me këtë barazim do të fitojë vetëm Real Madridi pasi mund të barazohet me pikë me Atletico Madridin.

Rezultati përfundimtar, Barcelona 0-0 Atletico Madrid.

Pas këtij barazimi, Atletico Madrid gjendet në pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Barcelona në pozitën e dytë me 75 pikë dhe Reali ka 74 pikë në pozitën e tretë që ka një ndeshje më pak.