Barcelona publikon listën e lojtarëve ndaj Granadas

Sonte me fillim nga ora 19:00 do të luhet sfida mes Barcelonës dhe Granadas.

Blaugranët kanë mundësi të mirë për t’u ngritur në kreun e tabelës në rast se fitojnë këtë ndeshje, raporton lajmi.net.

Disa orë para fillimit të ndeshjes, Barcelona ka bërë publike listën e lojtarëve që janë ftuar për këtë ndeshje.

Nga këta lojtarë të ftuar, shihet se Barcelona nuk ka ndonjë mungesë të madhe por rikthime të tilla.

Miralem Pjanic është i gatshëm që të luajë nga minuta e parë dhe mund të startojë në vend të Pedrit, i cili ka luajtur shumë kohët e fundit.

Për momentin vetëm Philippe Coutinho, Martin Braithwaite dhe Ansu Fati mungojnë te Barcelona.