Bartësit e pozitave udhëheqëse janë shërbëtor të popullit

Zoti i Madhërishëm thotë:
“Më të vërtetë, Zoti ju urdhëron t’i dorezoni amanetet njerëzve kompetent (te besueshëm) e te denjet dhe kur gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi” En-Nisa 58.

Zgjedhjet në vete ngërthejnë delegimin e amanetit permes dhënjes se votës, si dhe gjykimin në rastin e përzgjedhjes se një subjekti apo individi, për të cilat flet verseti kuranor.

Muslimani në raport me zgjedhjet ka dy detyra:

Detyra e parë është detyrë kolektive, e mishëruar në mundesinë e muslimanit për të përdorur zërin (voten) e tij që iu dha në dispozicion.

Detyra e dytë është që zgjedhja të jetë për atë që është me efikase, ideale dhe më e përshtatshme, larg nga të gjitha konsideratat racore ose personale. Këtu nuk duhet të ketë interesa fisnore, krahinore, si dhe kurrsesi interesa personale.

Sheriati i paster ka vendosur kriteret për kompetencë tek ata që marrin pergjegjësi të ndryshme, qofshin ato të karakterit lokal apo qendror. Ato janë dy kritere kryesore të përcaktuara nga Libri i Zotit të Plotfuqishëm dhe biografia e të Dërguarit të Zotit.

Kriteri i parë: forca (intelektuale, morale, shpirterore, fizike etj.)
Kriteri i dytë: ndershmëria (në raport me Zotin dhe njerëzit).

I Plotfuqishmi thot: “Më të vërtetë, i forti dhe i besueshmi, është më i mirë që ta marrësh në shërbim” el-Kasas 26.

Dhe pa dyshim se të gjithë ata që marrin pozita publike, para se gjithash janë shërbetor të popullit dhe duhet të trajtohen si të tillë.

– Korab Hajraj