Bashkëthemeluesi i DeepMind do të drejtojë inteligjencën artificiale të Microsoft

Suleyman bashkëthemeloi DeepMind në 2010-ën katër vite përpara se Google ta blinte startupin Britanik për një shumë mes 400-650 milionë dollarë.

Microsoft tashmë ka një lider i cili do të mbikëqyrë operacionet AI të kompanisë për herë të parë.

Bashkëthemeluesi i DeepMind Mustafa Suleyman do ti bashkohet kompanisë nga rivalët e Inflection AI.

Suleyman do të ngarkohet me detyrën për të forcuar pozitat e asistentit AI Copilot në të ardhmen dhe të përballet me një betejë të gjatë me Google për supremacinë në inteligjencë artificiale.

Titulli i tij zyrtar do të jetë zëvendës president dhe CEO i një divizioni të ri quajtur Microsoft AI duke raportuar drejpërdrejtë tek CEO Satya Nadella.

Atij do ti bashkohen edhe bashkëthemeluesja e Inflection AI Karen Simonyan e cila do të jetë kryeshkencëtare.

Suleyman bashkëthemeloi DeepMind në 2010-ën katër vite përpara se Google ta blinte startupin Britanik për një shumë mes 400-650 milionë dollarë.

Suleyman u largua prej DeepMind në 2019-ën për tju bashkua Google dhe tre vite më vonë u largua edhe prej këtij të fundit për të themeluar Inflection AI.