Përdoruesit me pagesë të Proton do të kenë akses në një mjet të monitorimit të rrjetit të zi

Nëse kompania vëren një informacion tuajin të shfaqet në rrjetin e zi, do tu njoftojë duke treguar se në cilin shërbim jeni kompromentuar duke rekomanduar ndjekjen e disa hapave.

Proton Mail ka prezantuar mjetin më të ri Dark Web Monitoring për përdoruesit me pagesë duke i mbajtur ato të informuar nëse të dhënat e tyre janë ekspozuar në thyerje të ndryshme sigurie.

Nëse kompania vëren një informacion tuajin të shfaqet në rrjetin e zi, do tu njoftojë duke treguar se në cilin shërbim jeni kompromentuar duke rekomanduar ndjekjen e disa hapave.

Për të aksesuar këto paralajmërime duhet të vizitoni Proton Mail Security Center në ueb ose desktop.

Por kompania thotë se së shpejti do të njoftoheni edhe përmes e-mail-it.

Dark Web Monitoring është ndërtuar si një mjet proaktiv sigurie. Nëse keni përdorur ndonjëherë adresën tuaj të e-mail-it për tu regjistruar në një shërbim, siç është një rrjet social, dhe hakerët e kanë kompromentuar këtë të fundit duke vjedhur të dhënat, Proton do tu njoftojë nëse kredencialet tuaja janë kompromentuar.

Dark Web Monitoring nuk do të jetë i disponueshëm për përdoruesit pa pagesë