Pas një pritjeje të gjatë shfletuesi Arc mbërrin për të gjithë përdoruesit në Windows

Startupi i cili synon të zëvendësojë shfletuesin aktual, së fundi ngriti 50 milionë dollarë për tu vlerësuar në 550 milionë dollarë.

Browser Company, kompania pas zhvillimit të shfletuesit të uebit Arc, lançoi versionin e tij për Windows ditën e sotme.

Kompania nisi testimin e klientit Windows në Dhjetor dhe kishte thënë se më shumë se 150 mijë njerëz e kanë përdorur atë.

Startupi i cili synon të zëvendësojë shfletuesin aktual, së fundi ngriti 50 milionë dollarë për tu vlerësuar në 550 milionë dollarë.

Ditën e Marte hapi qasjen për versionin Windows për të gjithë përdoruesit duke eliminuar përgjithnjë listat e pritjes. Më përpara në listën e pritjes ishin më shumë se 1 milionë njerëz.

Kompania filloi ta ofronte shfletuesin në Mac vetëm përmes një sistemi ftesash në 2022 dhe e hapi për të gjithë përdoruesit Mac në Korrik të 2023.

Më vonë vendosën të ndërtoni një version të aplikacionit për Windows në gjuhën Swift në mënyrë që dy versionet të ndanin një bazë kodi. Swift është një gjuhë programimi dizajnuar nga Apple për të zhvilluar aplikacione iPhone dhe Mac. Duke përdorur Swift edhe në Windows, kompania kështu garanton barazinë në funksionalitete mes dy versioneve macOS dhe Windows.

Shfletuesi Arc në Windows vjen me disa veçori bërthamë të versionit Mac siç është paneli anësor me uebsajtet më të vizituara të cilat ngjiten në krye të tij; Spaces, të cilët janë direktori për sete të ndryshme tabesh për detyra të ndryshme si “Puna,” “Dëfrimi,” “Pushime,” dhe “Shënime”;

Ajo që versionit Windows i mungon është funksionaliteti “Peek” ku mund të shikoni një pamje paraprake të lidhjeve nga tabet e ngjitura ose të preferuara pa i klikuar ato.

Këtë muaj lançoi edhe Arc Sync për të mundësuar sinkronizimin e të dhënave dhe preferencave nëpër pajisje të ndryshme. Një tjetër dallim mes dy versioneve, është se varianti Mac ofron mbështetje për ekranet me prekje.

Aktualisht Arc ofron mbështetje vetëm për Windows 11 por startupi po punon për ta sjellë edhe në Windows 10.