Bayern – Barcelona: Statistikë, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet përballja interesante mes Bayern Munichut dhe Barcelonës, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Blaugranasit kërkojnë vetëm fitore për të siguruar kualifikimin tutje, andaj do bëjnë çmos për të arkëtuar pikët e plota në “Allianz Arena”, transmeton lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:

Bayern Munich ka disa mungesa si Marcel Sabitzer, Bouna Sarr, Jopsip Stanisic, Choupo-Motting, Cuisance dhe Joshua Kimmich, derisa te Barcelona vërehen mungesat e Braithwaite, Pedri, Fati dhe Aguero.

Statistikë:

Bayern ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Derisa janë shënuar mbi 2.5 gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit.

Bayern Munich ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Barcelonës në të gjitha garat, derisa ka shënuar se paku tre gola në tre ndeshjet e fundit kundër tyre.

Ndërkohë, Barcelona ka mbajtur portën e paprekur në tre ndeshjet e fundit dhe janë shënuar nën 2.5 gola në ato tre ndeshje.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Richards, Nianzou, Sule, Pavard; Goretzka, Tolisso; Sane, Muller, Musiala; Lewandowski

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Araujo, Pique, Alba; Gavi, Busquets, De Jong; Ezzalzuoli, Depay, Dembele.

Analizë:

Bayern Munich ka fituar pesë nga pesë ndeshjet për të siguruar grupin E. Me një fitore, ata me shumë gjasa do eliminojnë Barcelonën nga gara, në rast që Benfica mposht Dynamo Kievin.

Barcelona pësoi humbjen e parë nën urdhrat e Xavit në vikend ndaj Real Betis, derisa kanë pranuar 11 gola në dy ndeshjet e fundit kundër Bayern.

Parashikim:

Bayern Munich 3 – 0 Barcelona.

Përballja zhvillohet në “Allianz Arena” dhe nis në ora 21:00.