Bayern Munich e ka nisur mbarë pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë.
Bavarezët kanë mposhtur bindshëm 0:4 Herthan e Jurgen Klinsmann.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para nuk sollën asgjë.
Goleada u nis nga Thomas Muller (60’), i cili duket se ka rigjetur veten me trajnerin e ri.
Robert Lewandowski (73’), Thiago Alcantara (75’) dhe Ivan Perisic (84’) u futën në listen e realizatorëve.
Minuta në këtë takim pati edhe për shqiptarin Leon Dajaku, që u fut në minutën e 79’.
Bayern ngjitet në vendin e dytë me 36 pikë, teksa Hertha me 19 pikë mban vendin e 14