Bayern Munich shkatërron Plzenin

Bayern Munich ka fituar ndaj Viktoria Plzen në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve me rezultat 5-0.

Vendasit nuk treguan mëshirë ndaj skuadrës çeke duke e dominuar nga fillimi deri në fund.

Goli i parë në takim erdhi nga Leroy Sane në minutën e shtatë, ndërsa nuk kaloi shumë dhe shënuan edhe Serge Gnabry (13′) e Sadio Mane (21′) dhe me rezultatin 3-0 u mbyll pjesa e parë.

Sane e shënoi edhe golin e parë në pjesën e dytë në minutën e 51-të, ndërsa i inkuadruari në pjesën e dytë Maxim Choupo-Moting shënoi në minutën e 60-të.

Pas kësaj fitore Bayerni renditet në pozitën e parë në Grupin C me nëntë pikë, ndjekur nga Barcelona dhe Interi me nga tre pikë (por me një ndeshje më pak), ndërsa Plzen vazhdon me zero pikë.

Ndeshja e radhës e klubit gjerman do të jetë në udhëtim te Plzen.