Bayern Munich sot mund të shpallet kampion për të nëntën herë radhazi

Bayern Munich do të luajë si mysafir ndaj Mainzit sot për xhiron e 31-të në Bundesliga.

Me fillim nga ora 15:30 zhvillohet sfida mes Mainz dhe Bayern Munich, e me një fitore eventuale të Bavarezëve ata do të shpalleshin kampion, njofton lajmi.net.

Në qoftë se arrihet një gjë e tillë, atëherë Bayerni do të bëhej klubi që fiton nëntë herë Ligën gjermane radhazi.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.