Bayerni dhe Dortmundi fitojnë, ndajnë dy pozitat e para të kreut të tabelës

Bayerni dhe Dortmundi kanë regjistruar fitore ndaj skuadrave Hoffenheim, përkatësisht Arminia Bielfeld në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesliga.

Bayerni ka triumufar me rezultat të pastër 4-0 ndaj skuadrës së Hoffenheim.

Golat për bavarezët u shënuan nga Gnabry (16′), Lewandowski (30′), Chupo-Moting (82′) dhe Coman (87′).

Në anën tjetër, Dortmundi prej 3-1 në udhëtim ndaj skuadrës së Bielfeldit.

Golat për “verdhezinjtë” u shënuan nga Can (31′), Hummels dhe Bellingham (72).

Me këto fitore, Bayerni dhe Dortmundi ndajnë pozitat një dhe dy në renditjen tabelare në Bundesliga.

Byerni kryeson lidershipin me me 22 pikë të mbledhura, gjersa Dortmundi pozicionohet e dyta me një pikë më pak – 21 të mbledhura pas nëntë xhirove.