Bayerni fiton bindshëm ndaj Stuttgartit

Bayern Munchen ka marrë një rezultat të thellë edhe pse i mungonte një lojtar pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Bayerni ka mundur Stuttgartin në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligas, shkruan lajmi.net.

Alphonso Davies u ndëshkua me karton të kuq në min (12’), dhe la skuadrën me një lojtar më pak në fushë.

Por kjo si duket nuk ishte fare problem për “Bavarezët”.

Lewandowski shënoi në min (18’), i ndjekur nga Gnabry min (22’).

Lewandowski shënoi golin e dytë në min (23’) dhe më pas kompletoi hetrikun në pjesën e parë, përkatësisht min (39’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0.

Në pjesën e dytë, Stuttgarti kishte avantazhin numerik në fushë por nuk arriti të shënojë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0. Tani Bayerni qëndorn në vendin e parë me 61 pikë.