Bayerni, Reali e Man City i fitojnë ndeshjet e tyre me rezultat identik

Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City kanë kryer detyrën këtë fundjavë, duke fituar në ndeshjet e tyre.

E rastësishme është ajo që të trija këto ekipe fituan me rezultat të njëjtë, 0.1.

Të trija ekipet ishin mysafirë në ndeshjet e tyre dhe të trija triumfuan me rezultat minimal, 0:1.

Leroy Sane shënoi golin e vetëm për Bayernin ndaj Eintracht Frankfurtit në minutën e 71-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Bayern Munich vazhdon ngjitjen në 58 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Edhe Real Madridi triumfoi minimalisht në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos. Karim Benzema realizoi golin e vetëm në këtë përballje në minutën e 83-të të ndeshjes.

Me këtë triumf, Real Madridi shkon në kuotën e 61 pikëve, nëntë më shumë se Sevilla që ka një ndeshje më pak të luajtur.

E fitore me rezultat 0:1 arriti edhe Manchester City, që mposhti në udhëtim Evertonin e Lampardit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 82-të nga Phil Foden, duke e lënë kështu pas krahëve humbjen ndaj Tottenhamit.

Me këtë fitore, Man City rikthen epërsinë prej gjashtë pikë ndaj Liverpoolit, që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

“Citizens” tani janë në kuotën e 66 pikëve, kurse Evertoni është në pjesën e fundit të tabelës, në pozitën e 17-të me 22 pikë.