Bayerni shkatërron Bremerin

Bayern Munchen ka mposhtur SV Bremer me rezultat 12-0.

Skuadra e Bayernit nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj skuadrës së Bremerit duke e mposhtur me rezultat 12-0, për të siguruar kalimin në fazën 1/16 të DFB Pokal.

Maxim Choipo Moting ishte fantastik në pjesën e parë duke realizuar tre gola, ndërsa një tjetër e shënoi Jamal Musiala dhe autogol nga Warm për rezultatin e pjesës së parë 5-0.

Në pjesën e dytë vazhduan sulmet e ‘Bavarezëve’ që shënuan edhe plotë shtatë gola të tjerë.