Shefi në Detyrë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda, priti të hënën në mbrëmje Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, në prag të prezantimit të rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën.
Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe nevoja që udhëheqësit politikë të Kosovës të arrijnë kompromis për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.
Po ashtu, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive që ofron Bashkimi Evropian në procesin e integrimit evropian të Kosovës








