BE-ja kundërpërgjigje tregtare ndaj SHBA-ve

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur që të premten më 22 qershor të fillojë kundërpërgjigjen tregtare ndaj praktikës së SHBA-ve për tarifat doganore shtesë ndaj çelikut dhe aluminit të importuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin javor të Komisionit Evropian janë diskutuar masat balancuese në çështjen e tarifave doganore shtesë që SHBA ka vendosur në praktikë për importin e çelikut dhe aluminit.

Në një deklaratë lidhur me çështjen thuhet se anëtarët e KE-së kanë miratuar listën e produkteve amerikane për të cilat është planifikuar të zbatohet tarifa doganore shtesë dhe se zbatimi i masave si kundërpërgjigje do të fillojnë të premten, 22 qershor.

“Tarifat doganore balancuese në fjalë janë plotësisht në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe se BE-ja në fazën e parë do të sjellë një taksë doganore prej 2.8 miliardë euro për produktet e SHBA-ve, ndërsa vendimin për pjesën tjetër me vlerë prej 3.6 miliardë euro do ta marrë në periudhën e ardhshme”, thuhet më tej.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 9 mars bëri të ditur se çeliku dhe alumini i importuar do të jenë subjekt i një tarife doganore me 25 për qind dhe 10 për qind. Për Kanadanë dhe Meksikën, BE-në, Australinë, Argjentinën, Brazilin dhe Korenë e Jugut ishte bërë një përjashtim i përkohshëm deri më 1 qershor.

BE-ja i bëri thirrje SHBA-ve që të përjashtohen nga detyrimet doganore, por në negociata nuk u arrit konsensus.