Komisioni Evropian të mërkurën theksoi se diplomacia mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve “të pazgjidhura” që përfshijnë Iranin dhe SHBA-në, duke u kërkuar të gjitha palëve që të respektojnë plotësisht armëpushimin, pavarësisht armiqësive të ripërtëritura dhe vërejtjeve të presidentit amerikan Donald Trump që sugjerojnë se armëpushimi ka përfunduar, transmeton Anadolu.
“Është e qartë se vetëm dhe vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha çështjet e pazgjidhura,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, në një konferencë shtypi në Bruksel.
“Është thelbësore që të gjithë aktorët të respektojnë plotësisht armëpushimin, të zbatojnë Rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë procesin e vazhdueshëm diplomatik”, tha ai.
I pyetur nëse BE-ja e konsideron ende armëpushimin të jetë në fuqi pas komenteve të Trump, ai tha: “Unë mendoj se pozicioni ynë është mjaft i qartë dhe nuk lë vend për konfuzion. Është thelbësore që të gjithë aktorët të respektojnë plotësisht armëpushimin”.
Vërejtjet erdhën pasi SHBA-ja nisi sulme të reja ndaj Iranit dhe Trump tha se armëpushimi me Teheranin ka “mbaruar”, duke rritur shqetësimet se rajoni mund të përballet me konflikt të ri.




