Ngjyra dhe kimikatet e tjera mund të lëshojnë substanca të dëmshme, paralajmëroi një grup europian për konsumatorët duke i bërë thirrje Bashkimit Europian të rregullojë paketimet prej letre dhe kartoni të ushqimeve.
”Letra është materiali i dytë më i përdorur për paketimin e ushqimit, pas plastikës”, sipas Organizatës Europiane të Konsumatorit, BEUC.
BE-ja rregullon kimikatet në paketimin e plastikës, ndërsa plastika me përdorim të vetëm do të ndalohet nga 2021.
”Më shumë se 5 000 kimikate përdoren për të krijuar ngjyrat e paketimit të ushqimeve. Këto përfshijnë ngjyrues, tretës, aditivë dhe filtra UV. Shumica dërrmuese janë testuar plotësisht për toksicitet”, theksoi BEUC në raportin e saj./tash-ansa






