BE: Pandemia vazhdon

Stella Kyriakides

Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë, Stella Kyriakides tha se infeksionet janë përsëri në rritje në disa vende anëtare dhe se pandemia nuk ka përfunduar ende.

Stella Kyriakides, Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë, tha se pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) vazhdon dhe numri i rasteve ka shënuar rritje në disa vende anëtare.

Ajo e tha këtë në një konferencë për shtyp që mbajti pas takimit të ministrave të shëndetësisë së BE-së, ku u diskutua aspekti shëndetësor i luftës që Rusia i hapi Ukrainës më 24 shkurt.

Kyriakides tha se më shumë se 72% e popullsisë së BE-së është plotësisht e vaksinuar, 52% kanë marrë një dozë përforcuese, por më shumë se 100 milionë evropianë janë ende të pavaksinuar ose vetëm pjesërisht të vaksinuar.

Komisionerja evropiane e Shëndetësisë solli në kujtesë infeksionet kanë nisur të rriten sërish në disa vende anëtare, pandemia nuk ka përfunduar ende dhe shumica e vendeve të BE-së i kanë hequr kufizimet duke kaluar në fazën endemike.

“Nuk ka vend për relaksim”, tha Kyriakides. /trt