BE: Samiti i rëndësishëm për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar si “vazhdim të demokracisë” takimin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Singapor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në një deklaratë me shkrim tha se “Takimi mes Trump dhe Kim konfirmon besimin tonë në drejtim të asaj që diplomacia është rruga e vetme për paqe të përhershme në Gadishullin Korean. Zakonisht është e vështirë ndjekja e rrugës diplomatike, por gjithmonë është fitimprurëse”.

Ajo tha se samiti në Singapor është “shumë i rëndësishëm” dhe i “nevojshëm” për të kontribuar në marrëdhëniet pozitive mes Koresë së Jugut dhe të Veriut.

“Qëllimi përfundimtar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së është pastrimi i plotësishëm dhe i verifikuar i Gadishullit Korean nga armët bërthamore”, tha Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së theksoi se deklarata e përbashkët e nënshkruar nga liderët e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut sinjalizon se mund të arrihet qëllimi në fjalë.