BE shpërblen Serbinë, i ndanë 100 milionë euro

Më 3 Dhjetor të këtij viti kur kosovarët po prisnin me padurim lajmin për liberalizimin e vizave, Komisionari evropian për Zgjerim, Johanes Hahn tha se deri më 2020 nuk do të ketë liberalizim për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Madje ai ka kërkuar nga ata dhe politikanët që të jenë të durueshëm sa i përket kësaj teme, shkruan Insajderi.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”, tha Hahn.

Ndërsa sot, Hahn ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq në Bruksel një pjesë të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit për 2017 në vlerë prej mbi 97 milionë euro.

Këto para do të përdoren në fushën e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe për pjesëmarrjen në programet e BE (cosme, horizont 2020, erasmus +), bën të ditur Joksimoviq dhe Hahn, raportojnë mediat në Serbi.

Hahn pas nënshkrimit të kësaj ujdie në vlerë prej mbi 97 milionë euro, theksoi se BE-ja edhe njëherë tregoi se mbështet fuqishëm lëvizjen e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkim.

Kjo pjesë e ndihmës së BE-së para anëtarësimit të Serbisë do të përdoret pjesërisht për forcimin e sektorit të energjisë në Serbi dhe pjesërisht për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve përmes mbrojtjes së mjedisit.

Theksojmë se ka qenë pikërisht Bashkim Evropian që ka kritikuar Kosovën për qasje selektive.