Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE: Synojmë bashkëpunimin me lideren e re të ekstremit të djathtë italian

BE: Synojmë bashkëpunimin me lideren e re të ekstremit të djathtë italian

epa10257040 European Commission President Ursula von der Leyen gives a press conference at the end of the two-day EU Council meeting in Brussels, Belgium, 21 October 2022. EU leaders reached an agreement on Energy prices and agreed to work on measures to contain energy prices. EPA/OLIVIER HOSLET

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot përgëzoi kryeministren e re të ekstremit të djathtë italian, Giorgia Meloni për emërimin e saj si “gruaja e parë që mban postin kryeministror”.

Von der Leyen tha se ajo priste “bashkëpunim konstruktiv” me qeverinë e re të Melonit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të punuar me kryeministren e re italiane “për të mirën e Italisë dhe BE-së”.

”Urime Giorgia Meloni si kryeministrja e parë e Italisë. Le të punojmë së bashku për të mirën e Italisë dhe BE-së. Ju pres në Këshillin Evropian për të punuar së bashku për të mirën e Bashkimit Evropian”, tha në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Evropa ka nevojë për Italinë”, tha presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola duke bërë thirrje për një front të bashkuar për t’u përballur me sfidat e Bashkimit Evropian dhe për të mbështetur Ukrainën. /atsh