Një njeri, duke udhëtuar në një vend të panjohur më herët, has në një person i cili kishte rënë në një greminë bashkë me makinën e tij. Ai ndalet dhe e ndihmon me gjithë mundësitë që kishte, derisa arrin ta nxjerrë në rrugë të sigurt.
Personi, i mahnitur nga ndihma e këtij udhëtari të panjohur, i thotë: “Si mund ta kthej këtë ndihmë, me të cilën ma shpëtove jetën?”
“Thjesht,” ia kthen udhëtari.
“Si?” e pyet i shpëtuari.
“Nëse ndonjëherë has në një rast të tillë dhe dikush ka nevojë për ndihmën tënde, vepro ashtu siç të ndihmova unë ty.”
Porosi: Njeriu është aksionar i veprës së mirë; mirësia nuk humbet, por shumëzohet te ata që e përcjellin.
Pèrgatiti: Rrahman FERIZI








