Mesfushori Medon Berisha e ka mbyllur sezonin para kohe pas një lëndimi të rëndë, gjë që është konfirmuar edhe nga skuadra e Lecces.
Ekipi që bën gara në Serie A, do të jetë pa Berishën në tentimin e tij për të siguruar mbijetesën edhe për sezonin e ardhshëm.
Madje, thuhet se Berisha të enjten, patjetër duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të qenë gati dhe i aftë për sezonin e ardhshëm.
Në njoftimin e klubit italian, konfirmohet se Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë në këmbën e djathtë, pikërisht në momentin kur po bëhej gati të rikthehej në fushë.
Berisha ishte jashtë fushës që nga muaji dhjetor kur u lëndua ndaj Pisas, por të shtunën e shkuar ai pësoi një lëndim tjetër në stërvitje.
Këtë sezon, mesfushori 22-vjeçar ka regjistruar 14 paraqitje për Leccen duke shënuar 2 gola dhe asistuar tri herë.








