Berlin, refugjatët punësohen si shoferë autobusësh

Një operatori i transportit publik të Berlinit (BVG), së shpejti do të punësoj dhjetëra refugjatë si shoferë të autobusëve në kryeqytetin gjerman.

Për të siguruar një vend pune, pjesëmarrësit duhet të plotësonin kërkesat si: patentë shoferi, aftësi të mira në gjuhën gjermane dhe leje qëndrimi prej azilkërkuesi.

Duke folur për projektin, Zëdhënësja e BVG Petra Reetz tha se është e njohur se vendet e punës në sektorin e transportit publik nuk janë shumë të popullarizuara në mesin e të rinjve të trajnuar.

“Ne ende kemi staf të mjaftueshëm, por mosha mesatare është shumë e lartë. Kur shoferët dalin në pension, ne duhet të plotësojmë pozicionet “tha ajo.

Ndonëse vetëm 16 refugjatë janë të përfshirë në këtë fazë, është e qartë se kjo nuk do të mbetet për shumë kohë. BVG po kërkon të punësojë jo vetëm shoferët e autobusëve, por edhe mekanikët dhe inxhinierët mekanikë.

Tino Schopf, një ekspert i transportit nga Partia Social Demokratike e Gjermanisë, e ka lavdëruar projektin duke deklaruar: “Kështu duhet arritur integrimi. Është ky një shembull i mirë. ” /Mesazhi/