Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përshkallëzohen sulmet mes Arabisë Saudite dhe Huthive në Jemen

Përshkallëzohen sulmet mes Arabisë Saudite dhe Huthive në Jemen

Men walk past a damaged house following strikes reportedly carried out by Saudi Arabia on a village in the Alshariyah area of Bani Hushaysh, east of Sanaa, on Monday [AFP]

Luftimet mes Huthive në Jemen dhe forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë përshkallëzuar në disa fronte, ndërsa sulmet me raketa kanë arritur deri në thellësi të territorit saudit dhe kriza humanitare po përkeqësohet.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se të mërkurën ka interceptuar tre raketa të drejtuara drejt Riadit, dy dronë dhe dy raketa balistike mbi pjesën perëndimore të Arabisë Saudite. Autoritetet saudite më vonë raportuan se mbetje të raketave kishin rënë në rajonin e Mekës.

Huthit pretenduan se kanë kryer sulme ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, një stacion pompimi nafte në Yanbu dhe një qendre komanduese ushtarake saudite në zonën al-Buraiqa të Adenit.

Ndërkohë, forcat qeveritare raportuan përleshje dhe përparime në al-Jawf dhe Marib, ndërsa luftimet kanë vazhduar edhe në Taiz dhe Lahij.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 330 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga gushti, përfshirë rreth 140 mijë në provincën Taiz. Organizatat humanitare paralajmëruan se më shumë se 800 mijë njerëz në Taiz janë shkëputur nga ndihmat humanitare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se nga 6 gushti deri më 8 nëntor, luftimet kanë shkaktuar 2,098 viktima dhe 9,657 të plagosur. /mesazhi