Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit.
Kërkesa e tij u miratua me gjashtë vota të anëtarëve në mbledhje të jashtëzakonshme të hënën.
Agim Qalaj u propozua dhe u caktua në pozitën e u.d kryeprokurorit të shtetit . Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.








